Loading

Interneti dhe zhvillimet e hovshme teknologjike kanë bërë që librat të mos lexohen si më parë. Kështu, sipas një sondazhi të ralizuar në faqen e internetit të Kolegjit “Pjetër Budi”, 58 për qind e të anketuarve lexojnë më shumë se tre libra gjatë një viti, ndërkaq 42 për qind më pak se tre libra.

Sipas një ankete botërore të realizuar vite më parë, hindusët ishin lexuesit më të mëdhenj në botë, duke lexuar mesatarisht 10.7 orë në javë. Kina, Filipinet dhe Rusia zinin vendin e dytë, tretë dhe të katërt me respektivisht 8, 7.6 dhe 7.1 orë në javë, mesatarisht. Britanikët dhe amerikanët kishin gati gjysmën e orëve të Indisë me respektivisht 4.1 dhe 3.1 orë në javë.

Një sondazh i BBC-së në shqip, i realizuar vite më parë me shqiptarë moshash të ndryshme tregonte se arsye e mosleximit të mjaftueshëm ishin aktivitetet tjera me të cilat humbej koha. Po ashtu, shumë të anketuar thoshin se nuk kanë kohë për lexim, ose lexojnë vetëm libra që i kanë të detyrueshme. Megjithëse kishte edhe të atillë që si shkaqe kryesore të rënies së interesimit ndaj librit përmendnin nivelin e ulët kulturor dhe rolin joedukues të mediave.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/