Kolegji Pjetër Budi

Këngëtarja e njohur Rona Nishliu bashkëbisedoi të premten me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Ajo foli gjatë për rrugën e saj në realizimin e qëllimeve si në fushën e muzikës, ashtu edhe në fusha të tjera të jetës. Ajo theksoi faktin se gjëja më e rëndësishme për njeriun është që të jetë sa më i dobishëm për vendin ku jeton. “Dituria është vlera dhe pasuria më e madhe e njerëzimit. Të jemi të vetëdishëm për rëndësinë e mundësisë që sot kemi për t’u shkolluar. Ta shfrytëzojmë maksimalisht për t’u rritur profesionalisht, në mënyrë që t’i falim sa më shumë këtij vendi”.

Ky ishte mesazhi i Rona Nishliut për studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”. Bashkëbisedimi me Nishliun u realizua në kuadër të Klubit të Debatit dhe në vazhdën e manifestimit tradicional Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”.