Rektor i Kolegjit “Pjeter Budi” u emërua Prof.Ass.Dr.Artan HAZIRI

Në mbledhjen e Bordit Drejtues të mbajtur më datë 01.10.2020, Rektor i Kolegjit “Pjeter Budi” u emërua Prof.Ass.Dr.Artan HAZIRI.

Artan Haziri ka lindur më 06.06.1980, në Klinë, prej disa vitesh jeton dhe vepron në Prishtinë.
Studimet bazike dhe masterin i ka përfunduar në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës. Numëron shumë mirënjohje për punët që ka kryer në institucionet ku ka punuar si dhe ka përvojë shumëvjeçare në fushën e arsimit, ekonomisë dhe në funksione tjera menaxheriale.
Rektori, Prof.Ass.Dr.Artan Haziri, synon të vazhdoj rrugëtimin e Kolegjit “Pjeter Budi” drejt të qenurit Kolegj model në rajon dhe më gjerë.

Leave a comment