Publikohet broshura me esetë më të mira

Esetë më të mira të studentëve në temën e të drejtave të njeriut janë përmbledhur në një broshurë, e cila është publikuar nga Kolegji “Pjetër Budi”. Nnë ese janë trajtuar tema të ndryshme, si të drejtat e fëmijëve, të drejtat e femrave, e drejta për t’u edukuar, shkelja e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe më gjerë etj.

Esetë e përmbledhura në broshurë janë shkruar nga studentët e vitit të parë të drejtimit Doganë dhe Shpedicion, në kuadër të aktiviteteve që janë organizuar me rastin e “Muajit të të drejtave të njeriut”, e që në këtë institucion është mbajtur nga data 10 dhjetor 2013 deri më 10 janar 2014.

Broshura_ese

Leave a comment