Prof. Mocanu nga Universiteti Politehnika i Bukureshtit vizitoi “Pjetër Budin”

Mariana Mocanu, profesoreshë dhe eksperte e arsimit të lartë nga Universiteti Politehnika i Bukureshtit (Rumani) ka qëndruar për vizitë të Kolegjin “Pjetër Budi”. Në bisedë me menaxhmentin, dekanin, prodekanët dhe përgjegjësen e Zyrës së Cilësisë janë shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet të dy universiteteve në fusha të ndryshme. Mocanu ka prezantuar përvojën e punës së Universitetit Politehnika, ndërkohë që është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar në të mirë të avancimit të procesit akademik dhe shkencoro-hulumtues.

Leave a comment