Loading

Prishtinë, 9 korrik

Kolegji “Pjetër Budi” ka shpallur të hapur konkursin për vitin akademik 2013/2014.

Programet studimore, në të cilat studentët mund të regjistrohen këtë vit janë Doganë e Shpedicion (Bachelor dhe Master), Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë (Bachelor dhe Master), Administrim Biznesi (Bachelor), Sigurime (Bachelor dhe Master) dhe Menaxhment (Bachelor dhe Master).

Ju duhet të studioni në “Pjetër Budi” sepse është institucioni akademik më prestigjioz në rajon, me drejtime zhvillimore dhe unike dhe me garanci për punë dhe karrierë të suksesshme!

Studentët mud të zgjedhin të studiojnë në studime të rregullta, studime pa shkëputje nga puna dhe me korrespondencë.

Kolegji “Pjetër Budi” ofron zbritje për kategori të ndryshme, si: për nxënës të shkëlqyeshëm 20% zbritje, grupe deri në pesë veta 5%, grupe deri në dhjetë veta 10%, dy pjesëtarë të një familjeje 10%, pjesëtarët e Policisë së Kosovës 20%, pjesëtarët e FSK-së 20%, pjesëtarët e Doganës së Kosovës 20% dhe studentët e “Pjetër Budit” deri në 20% zbritje për vazhdimin e studimeve Master.

Dokumentet e nevojshme për regjistrim janë: diploma e shkollës së mesme, dëftesat e secilit vit të shkollës së mesme, certifikata e lindjes, fotokopja e letërnjoftimit dhe tri fotografi.

Karriera juaj fillon këtu. REGJISTROHU EDHE TI!

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/