Kolegji Pjetër Budi

Ka përfunduar më 1 tetor puna praktike e dhjetë studentëve të Kolegjit “Pjetër Budi” dhe të Universitetit të Prishtinës, të cilët kanë qenë pjesë e departamenteve të ndryshme të Kolegjit “Pjetër Budi”.

Gjatë dy muajve, sa ka zgjatur praktika, studentët janë trajnuar në fushën e marketingut, të kontabilitetit, komunikimit masiv dhe fusha të tjera.

Qëllimi kryesor i Kolegjit “Pjetër Budi” ka qenë që këta të rinjë t’i aftësojë në atë mënyrë, që të jenë të gatshëm për tregun e punës.