Loading

Partnerët

PJETËR BUDI EDHE ME NJË MARRËVESHJE PËR PUNË PRAKTIKE PËR STUDENTËT

Prishtinë, 27 Prill 2016: Në mesin e shumë institucioneve ku studentët e Kolegjit “Pjetër Budit” kryejnë pjesën praktike të studimeve Bachellor dhe Master nga sot është edhe Ministria e Financave (MF) e Kosovës.
Kolegji “Pjetër Budi” dhe Ministria e Financave (MF) sot kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi për punë praktike të studentëve . Studentëve të Kolegji “Pjetër Budi” do të iu mundësohet të kryejnë punë praktike në Ministrinë e Financave dhe Agjencitë që janë në varësi të kësaj ministrie.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, tha se qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është promovimi i aftësimit profesional të studentëve .
“Ministria e Financave do të marrë në punë praktike 5 studentë për çdo tre muaj, ose 20 studentë në vit.
Përgjedhjen e studentëve do ta bëjë vet istitucioni arsimor, me që rast do t’i ofrojnë Ministrisë së Financave listën e përzgjedhur në çdo tre muaj. Përzgjedhja e studenteve duhet të bëhet nga nota mesatare si dhe duhet të kenë vitin e dytë të përfunduar të studimeve bachelor”, u shpreh Krasniqi.
Hashim Rexhepi, Dekan i Kolegji “Pjetër Budi”, tha se ministria ka marrë një hap të rëndësishëm me këtë bashkëpunim dhe se studenëve do të ju krijohet mundësia që të lidhen sa më shumë me tregun e punës.

 Marrëveshja me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut

Më 1 shtator 2005, Instituti për Studime ”Pjetër Budi” nënshkroi memorandum-marrëveshje afatgjate (5+5 vjet) me Shërbimin Doganor të UNMIK-ut.
Marrëveshja përfshin bashkëpunim afatgjatë për edukim, hulumtim, BA dhe MA certifikim të studentëve për Doganë dhe Shpedicion.
Kjo memorandum-marrëveshjeje bën të mundur qasje në kapacitetet teknike dhe të tjera brenda njësive të Shërbimit Doganor për pjesët e studimit praktik të studentëve në Fakultetin e Doganës dhe Shpedicionit.
Në bazë të marrëveshjes, mundësohet përkrahja e rregullt dhe vjetore në formë të plotë dhe pjesshme të bursave për më së paku 50 % të studentëve të “Pjetër Budit”, për çdo vit akademik. Po sipas marrëveshjes, Shërbimi Doganor iu jep përparësi të veçantë dhe automatikisht bën të mundur përfshirjen në ”listë të ngushtë” të studentëve të “Pjetër Budit”, të cilët kanë diplomuar me sukses të plotë – studimi me notë jo më të vogël se 9.3, gjatë të gjitha rekrutimeve të stafit.
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/partneret">