Loading

Marrëveshjet

Marrëveshja me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës

“Pjetër Budi” ka marrëveshje për bashkëpunim me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës, për bursim të studentëve, bashkëpunim në fushën praktike, me qëllim të avancimit të punës së dyanshme dhe organizim të aktiviteteve të tjera lokale, rajonale e ndërkombëtare, si seminare, tryeza, hulumtime etj. Studentë të bursuar nga Shoqata… vijojnë mësimet në “Pjetër Budi”.

Bashkëpunimi me CAFAO-UNMIK

Universiteti “Pjetër Budi” bashkëpunon edhe me Zyrën për Ndihmë Fiskale dhe Doganore në UNMIK (CAFAO), e finacuar nga Komisioni Evropian.
Ekspertë të CAFAO-s iu kanë ligjëruar studentëve të nivelit MA dhe me ta kanë realizuar punime të ndryshme seminarike. Disa prej këtyre punimeve kanë shërbyer edhe për hartimin e ligjeve në lëmenjtë përkatës, nga institucionet e Kosovës

Marrëveshjet me kompani sigurimesh dhe banka

Memorandum-marrëveshje, “Pjetër Budi” ka nënshkruar edhe me kompanitë e sigurimeve “Dukagjini”, “Dardania”, “Kosova e Re”, “Sigkos” e “Croatia”.
Këto marrëveshje përfshijnë disa pika, si: punësim të studentëve që përfundojnë studimet me notë mesatare 8.9 (menaxher i sigurimeve) dhe 8.3 (agjent i sigurimeve); qasje në kapacitetet teknike dhe të tjera brenda njësive të tyre, si dhe dhënie e ekspertizës për zhvillimin e procesit shkollor në lëndën e Punës Praktike.
Po ashtu, “Pjetër Budi” ka marrëveshje bashkëpunimi edhe me “Kasabank” (KSB), me qëllim ndihme studentëve gjatë procesit të studimeve.

Marrëveshja me “Iliria Hotel”

“Pjetër Budi” ka nënshkruar memorandum- marrëveshje me New.co.“Iliria Hotel”. Kjo marrëveshje përfshin një bashkëpunim afatgjatë në fushën e edukimiti, ndërkaq studentët e Fakultetit të Turizmit dhe Hotelerisë të Universitetit “Pjetër Budi” do të kenë mundësië të kryejnë praktikën profesionale në Hotel “Iliria”.
Gjithashtu, marrëveshja përfshin edhe organizimin e konferencave, trajnimeve dhe seminareve; këmbimin e përvojave dhe informatave profesionale nga fusha e interesit të përbashkët, etj.

Marrëveshjet me asociacione turistike e hoteliere

Në fushën e turizmit dhe hotelerisë, gjatë studimit shfrytëzohen marrëveshjet për partneritet të drejtpërdrejtë me Universitetin “Shën Klementi i Ohrit” – Ohër, me ndërmarrjet dhe asociacionet turistike dhe hotelere në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Shqipëri, Kroaci etj., si edhe benefitet e partneritetit të tërthortë me universitetet dhe kompanitë prestigjioze evropiane dhe amerikane.

 

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/partneret-2">