Loading

Parlamenti Studentor

 

IBRAHIM NICAJ ZGJEDHET KRYETAR I PARLAMENTIT STUDENTOR

Kolegji “Pjetër Budi” gjatë javëve të kaluar organizoi zgjedhjet studentore, ku morën pjesë studentët e drejtimeve të ndryshme, me këtë rast u bë zgjedhja e përfaqësuesve të të gjitha programeve që organizon Kolegji “Pjetër Budi”.
Ibrahim Nicaj, student i Programit Administrim Biznesi, është zgjedhur kryetar i Parlamentit Studentor të Kolegjit “Pjetër Budi”, me shumicë votash të përfaqësuesve të këshillave të programeve. Ndërkaq, nënkryetare është zgjedhur Azize Rama dhe sekretar Erblin Iberhysaj. Kështu, procesi i zgjedhjeve studentore në “Pjetër Budi” ka përfunduar dhe përfaqësuesit e zgjedhur janë zotuar se do të jenë të përkushtuar në organizimin sa më të mirë të aktiviteve dhe jetës studentore në përgjithësi.


Këto zgjedhje, të organizuara prej vitesh nga Kolegji ‘Pjetër Budi’, dëshmojnë punën dhe angazhimin e studentëve dhe stafit të Kolegjit për të krijuar mundësi, çasje dhe transparencë ndërmjet palësh. Përfaqësuesve të ri të studentëve, Kolegji ‘Pjetër Budi’ iu uron punë të mbarë dhe përfaqësim të denjë aktivitetet e studentëve dhe zotohet në vazhdimin e mbështetjes të cilën gjë Kolegji e ka bërë edhe më parë.

Këshilli i studentëve sipas programeve është si në vijim:

  • Këshilli i studentëve i programit Doganë dhe Shpedicion përbëhet nga: Ibrahim Deliu, Florian Aliu, Drenicë Zogaj, Mergime Bajrami, Jasmin Sylka dhe Lis Sahiti;
  • Këshilli i studentëve i programit Administrim Biznesi përbëhet nga Anduenë Gashi, Duresa Mustafa, Gent Ukaj, Avni Mustafa dhe Fatime Krasniqi;
  • Këshilli i studentëve i programit Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë përbëhet nga Blerta Murseli, Dardan Makolli, Anita Bahtiri dhe Ukë Morina; dhe në fund,
  • Këshilli i studentëve i programit Sigurime përbëhet nga Ilaz Kqiku dhe Ardit Breznica.
pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/parlamenti-studentor">