Pacolli bashkëbisedoi me studentët e “Pjetër Budit”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një ligjërate në Kolegjin Universitar “Pjetër Budi”, ka shpalosur para studentëve përvojat e tij si biznesmen dhe politikan. Ai i ka porositur studentët që t’i vënë përpara qëllimet që duan t’i arrijnë dhe të bëjnë çmos për përmbushjen e tyre.

Pacolli ka theksuar se Kosova ka shumë nevojë për drejtimet zhvillimore, çfarë ekzistojnë në “Pjetër Budi”, ndërkohë që ka folur edhe për mundësitë që ofron vendi për ta, kur ata të jenë pjesë e tregut të punës.

Po ashtu, zëvendëskryeministri Pacolli është përgjigjur edhe në pyetjet e studentëve që kishin të bënin me raportet e tij me udhëheqësit tjerë institucionalë, planin e subjektit politik që ai udhëheq për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe aktivitetin e tij lobues për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Bashkëbisedimi i Pacollit me studentët është organizuar në kuadër të Klubit të Debatit të Kolegjit Universitar “Pjetër Budi”.

Leave a comment