Kolegji Pjetër Budi

Kolegji “Pjetër Budi” ka marrë vendim për ndryshimin e përkohshëm të orarit të punës dhe mënyrës së zhvillimit të ligjëratave.

Vendimi është marrë më 20 shkurt 2026 nga Rektori i Kolegjit, Prof. Ass. Dr. Sabri Klaiqi, në mbështetje të Statutit të institucionit.

Sipas vendimit:

  • Orari zyrtar i punës do të jetë nga ora 11:00 deri në ora 17:00, duke filluar nga 23 shkurt 2026 deri më 20 mars 2026.
  • Ligjëratat për studentët e viteve të para, të dyta dhe të treta do të mbahen online, aty ku është e mundur dhe sipas kërkesave të studentëve.
  • Punonjësit e kolegjit do të kenë të drejtë në pushim ditor prej 30 minutash.
  • Të gjithë punëtorët obligohen ta zbatojnë këtë vendim.

Vendimi ka hyrë në fuqi më 20 shkurt 2026 dhe synon organizim më fleksibil të procesit akademik dhe administrativ gjatë kësaj periudhe. LINKU I VENDIMIT