Zgjedhjet studentore ne Kolegjin “Pjeter Budi” do te mbahen me date 18.11.2020, duke filluar nga ora 10:00 deri ne 16:00.
Studentet ne diten e votimit duhet ti permbahen rregullave si me poshte:
- Të gjithë ata qe do te marrin pjese ne votim duhet të kenë maska mbrojtëse dhe dorëza gjatë kohës sa jane ne Kolegj dhe posa të përfundojnë votimin duhet të largohen menjëherë nga objekti i Kolegjit.
- Zgjedhjet do të organizohen në atë mënyrë që numri i studentëve qe do te votojne në nje salle do të jetë në përputhje me rekomandimet për mbajtjen e distancës;
- Duhet të shmanget grumbullimi i studentëve jashtë sallave të dedikuara për votim;
- Te gjithe studentet jane te obliguar ne respektimin e rregullave te lartepermendura.
Gjithashtu, eshte bërë konstituimi i Komisionit qe do te kujdeset per mbarevajtjen e procesit zgjedhor, ne perberje prej:
- Anila Mustafa – Sekretare e Pergjithshme e Kolegjit;
- Mjellma Zhuri – Shefe e Administrates;
- Lorik Kuqi- Zyra e Marketingut.
Kurse, per kandidatet potenciale do te lajmroheni ne njoftimin e rradhes.