Kolegji Pjetër Budi njofton të gjithë studentët se, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, të martën, më 17 shkurt 2026, nuk do të ketë aktivitete mësimore.
Po ashtu, edhe të hënën, më 16 shkurt 2026, studentët, stafi akademik dhe administrativ do të jenë në pushim.
Procesi mësimor dhe puna e rregullt në Kolegj do të rifillojnë të mërkurën, më 18 shkurt 2026, sipas orarit të rregullt akademik.
Ky njoftim bëhet në bazë të vendimit zyrtar të Rektorit të Kolegjit.