Kolegji “Pjetër Budi” njofton studentët, alumnit, bashkëpunëtorët, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara se, për shkak të pushimit kolektiv vjetor të stafit, institucioni nuk do të zhvillojë aktivitete administrative dhe akademike në periudhën 03.08.2026 – 31.08.2026.
Gjatë kësaj periudhe nuk do të ofrohen shërbime administrative dhe nuk do të trajtohen kërkesa apo dokumentacione zyrtare.
Të gjitha aktivitetet dhe shërbimet e Kolegjit do të rifillojnë më 01.09.2026, sipas orarit të rregullt të punës.
Faleminderit për mirëkuptimin.