Kolegji “Pjetër Budi” njofton se, pas përfundimit të afateve ligjore të studimeve sipas sistemit 3+3 (Bachelor) dhe 2+2 (Master), është duke u zhvilluar procesi i trajtimit përfundimtar administrativ dhe arkivor të dosjeve studentore të mbyllura.
Studentët e prekur nga ky proces ftohen të kontaktojnë administratën e Kolegjit brenda afatit të përcaktuar, për rregullimin përfundimtar të statusit të tyre.