Në teatrin “Dodona” sonte vjen para publikut shfaqja “ Ai sen’i”, e regjisorit Kastriot Saqipi

Në këtë shfaqje ndër të tjerë, do të luaj edhe aktori Besim Ajeti, njëherit drejtor i Bordit të Kolegjit “Pjetër Budi”

“Ai sen’i” është e shkruar nga Hristo Boychev, i cili konsiderohet si autor që u kushton shumë rëndësi detajeve, e kryesisht ai punon shumë në personazhet e tij. Boychev ka një zhanër të jashtëzakonshëm, është ndryshe nga dramaturgët e tjerë. Ai luan me dy bota, asnjëherë në veprat e tij nuk e dimë se kush është normal dhe kush jo.

“Nëse këtë shfaqje e kthejmë në të jetuarit tonë atëherë na del, që është një vend i izoluar, ku të gjithë punojnë por kanë mbetur të izoluar dhe e presin një tren. E treni në këtë rast paraqet liberalizimin e vizave”, ka shpjeguar në një konferencën për shtyp regjisori Saqipi.

Në këtë shfaqje luajnë edhe: Xhelal Haliti, Shengyl Ismaili, Avni Dalipi, Basri Shala, Makfire Miftari.

Premiera e shfaqjes do të jepet të sonte prej orës 19:00.

Leave a comment