Loading
Filmi dokumentar “Tri ditë para fillimit”, i autorit Arsim Lani, u shfaq të enjten për studentët dhe stafin e Kolegjit “Pjetër Budi”.
Filmi shpalos një pjesë të rëndësishme të historisë së luftës së UÇK-së, që nis në shtëpinë e Abedin Rexhës-Sandokanit në Vojnikë të Skënderajt më 25 nëntor 1997, vazhdon me Betejën e Lludeviqit më 26 nëntor, kur edhe vritet mësuesi Halit Geci dhe përfundon ma daljen publike të UÇK-së në Llaushë, në varrimin e Gecit. Për ato ditë që shënuan një kthesë të madhe në historinë e luftës së UÇK-së dhe të Kosovës, në dokumentar flasin protagonistët e mbetur gjallë të asaj kohe dhe ata që janë në liri.
Gazetari Arsim Lani, autor i dokumentarit, tha gjatë debatit pas shfaqjes së filmit se qëllimi i realizimit të filmit ka qenë shpalosja e një pjese të luftës së UÇK-së, e cila deri më tash nuk ka qenë fort e ditur. Ai tregoi, po ashtu, për sfidat e realizmit të dokumentarit, që përfshin edhe xhirime autentike të kohës kur ngjarjet kanë ndodhur..
Ndërkaq Evliana Berani, ligjëruese në “Pjetër Budi”, e cila në vitet e paraluftës dhe të luftës ka punuar si gazetare dhe është pjesë e dokumentarit, foli për rëndësinë e trajtimit të ngjarjeve të asaj periudhe, të cilat paralajmëruan ndryshimin e madh në Kosovë, respektivisht i paraprinë luftës frontale me forcat serbe.
Dokumentari “Tri ditë para fillimit” është i pari që pasqyron ngjarjet e tre ditëve para daljes publike të UÇK-së dhe zgjat 42 minuta. Dokumentari tashmë është prezantuar në disa qendra të Kosovës dhe shfaqja e tij do të vazhdojë edhe në qendra të tjera.

 

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/