Kolegji Pjetër Budi

Kolegjin “Pjetër Budi” e ka vizituar të premten koordinatorja e Zyrës së Tempusit në Kosovë, Kimete Canaj. Për studentët dhe stafin ajo mbajti një prezantim të projektit ERASMUS, pjesë e programit të Bashkimit Evropian, me ç’rast shpjegoi të gjitha mundësitë për pjesëmarrje në projektet e këtij programi.

Canaj inkurajoi stafin akademik e administrativ, si dhe studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” që të aplikojnë për të përfituar nga projektet e shumta që ofron programi.