Në “Pjetër Budi” ka filluar festivali “Një Botë”

Në Kolegjin “Pjetër Budi” të hënën mbrëma është hapur solemnisht edicioni i dymbëdhjetë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut “Një Botë”.
Përveç publikut të shumtë, të pranishëm në hapjen e festivalit ishin edhe zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi dhe veprimtari Adem Demaçi.
Festivali u hap me filmin dokumentar të Saimir Kumbaros “Martirët”, pas së cilit u zhvillua debat lidhur me filmin dhe periudhën që trajtohet në të.
Shfaqja e filmave vazhdon sonte dhe zgjat deri të premten, më 27 dhjetor. Bëhuni edhe ju pjesë e festivalit me praninë tuaj në Amfiteatrin e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Leave a comment