Në Kolegjin “Pjetër Budi” u organizua Dita e Hapur

Gjatë gjithë ditës së mërkurë, në Kolegjin “Pjetër Budi” është organizuar manifestimi Dita e Hapur. Që nga mëngjesi, në kolegj janë organizuar aktivitete të ndryshme edukative e argëtuese, me qëllim të shoqërimit të studentëve, profesorëve dhe mysafirëve të tjerë, si dhe qytetarëve që kanë shprehur dëshirën të vizitojnë “Pjetër Budin”. Pjesë e festës kanë qenë edhe fëmijët të cilët, të shoqëruar nga pedagogë të tyre, kanë vizituar kolegjin dhe janë njohur me punën e tij.

Aktivitetet eduative e argëtuese janë shoqëruar edhe me ushqime tradicionale, me qëllim të promovimit të tyre, ndërkaq studentët kanë organizuar edhe një aksion humanitar për shitjen e produkteve me logon e “Pjetër Budit”. Mjetet financiare të mbledhura nga ky aksion janë dedikuar për fëmijët e sëmurë nga autizmi, respektivisht shoqatën “Autizmi Flet”.

Dita e hapur e “Pjetër Budit” është aktivitet tradicional dhe sivjet përkon me dhjetëvjetorin e punës së këtij institucioni të arsimit universitar.

Leave a comment