Kolegji Pjetër Budi

Më datë 16.03.2023 në Kolegjin “Pjetër Budi” u mbajt trajnimi me stafin akademik për rishikimin dhe përditsimin e kurrikulës duke u bazuar në praktikat me të mira  dhe në trendet më të fundit në fushën e Doganës dhe Shpedicionit.

Pjesëmarrësit në trajnim diskutuan mundësitë e përfshirjes së lendëve të reja në programin aktual dhe implementimin e qasjeve të reja në mesimdhënie dhe mesimnxënie. Ky trajnim është mbajtë në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të të diplomuarve për transferim të lehtë në tregun e punës në fushën e Doganës dhe Shpedicionit”, i cili është financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkauara të Amerikës në Prishtinë, dhe zbatuar nga KUSA.