Loading

Misioni

Kolegji “Pjetër Budi” krijon mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi në aspektin gjinor, racor, martesor, ngjyrë, gjuhë, religjioni, orientimi politik ose përkatësie kombëtare, etnike dhe sociale në gjendje pasurie, statusi të lindjes ose statusi tjetër, moshe dhe të metash fizike ose psikike.

 

Qëllimet dhe perspektivat në mësimdhënie dhe hulumtim (Misioni i institucionit) 

Kolegji “Pjetër Budi” tashmë  është i integruar plotësisht në hapësirën europiane të arsimit të lartë. Vizioni ynë është të jemi:

–          kolegj i specializuar në formimin akademik të studentëve,

–          qendër ekspertize e specializuar në fusha specifike të studimeve me ndikim në vend dhe rajon, si dhe

–          qendër ekselence në kërkimet shkencore.

“Pjetër Budi” është i hapur ndaj ideve dhe kërkesave të reja të gjeneratave, partnerëve, trendeve të zhvillimit ekonomik, kërkesave të tregut të punës dhe të arriturave teknologjike.

Qëllimi i programeve të ofruara nga Kolegji “Pjetër Budi” është që studentët të paisen me:

–    studime relevante që u mundëson atyre një kuptueshmëri brezgjerë të teorisë dhe praktikës në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe punësimit, si dhe

–  arritja e rezultateve të vlefshme në kërkime shkencore, nëpërmjet mësimdhënies cilësore, kreativitetit, shfrytëzimit të arritjeve më të mira shkencore dhe profesionale, duke përmbushur të priturat e studentëve, partnerëve në tregun e punës dhe atyre ndërkombëtarë.

Kolegji “Pjetër Budi” krijon mundësi të barabarta për të gjithë, pa asnjë lloj diskriminimi në aspektin gjinor, racor, martesor, ngjyrë, gjuhë, religjioni, orientimi politik ose përkatësie kombëtare, etnike dhe sociale në gjendje pasurie, statusi të lindjes ose statusi tjetër,  moshe dhe të metash fizike ose psikike.

pjeterbudi@gmail.com
https://www.facebook.com/KolegjiPjeterBudi/?_rdc=1&_rdr
https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/
GOOGLE
https://pjeterbudi-edu.com/misioni">