Loading

Shqipëria dhe Kosova po bëjnë hapa të mëdhenj drejt bashkimit ekonimik dhe kjo nënkupton se tashmë këto dy shtete praktikisht janë bashkë. Kështu ka thënë në një bashkëbisedim me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ai ka përmendur si bashkëpunimin më të rëndësishëm atë në fushën e energjisë, por edhe në sfera të tjera, ndërkaq për bashkëpunimin në fushën e arsimit ka deklaruar se nuk ka ecur si duhet.

Duke folur për mundësitë që ofrojnë të dyja shtetet për zhvillim, ambasadori ka shtruar nevojën e integrimit më të madh ndërshqiptar. Ai, po ashtu, ka përmendur si model bashkëpunimi dhe suksesi Kombëtaren e Shqipërisë në futboll, duke tërhequr paralele me të edhe në fusha të tjera.

Ambasadori Minxhozi ka folur edhe për rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet të dyja vendeve, sidomos viteve të fundit. Por, ai ka thënë se për bashkimin duhet punuar secili, çdo ditë. “Kufijtë duhet t’i minimizojmë. Në vlera bashkohemi”, ka theksuar ai.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/