Loading

Menaxhment i Përgjithshëm

Në programin studimor Master në Menaxhment mund të studiojnë ata të cilët kanë interes t’i zgjerojnë dituritë nga fusha e Menaxhmentit. Me qëllim që t’i kenë nxënë këto njohuri:

  • Nxënia e diturive bashkëkohore nga fusha e Menaxhmentit sipas standardeve të pranuara ndërkombëtarisht për arsimin e lartë.
    • Nxënia e diturive të karakterit multidisiplinar në zbatimin e diturive nga fusha e Menaxhimit dhe inovacioneve.
    • Ngritjen e nivelit të administrimit dhe të udhëheqjes së ndërmarrjes dhe zhvillimin e menaxhmentit bashkëkohor;
    • Aftësimi dhe ndërtimi i menaxherëve të profilit bashkëkohor: sipërmarrës, të gatshëm të ndërmarrin aksione, por edhe rreziqe të cilat ndërlidhen me çdo iniciativë, fleksibile, persona të vendosur dhe të guximshëm;
    • Arsimimin e menaxherëve me kualifikim të lartë dhe profesionit me aftësi lideri dhe dëshira për t’u ballafaquar me sfidat e mileniumit të ri;
    • Krijimin e menaxherëve me pikëpamje të reja dhe mënyra të të menduarit, zhvillimin e aftësive për parashikimin e të ardhmes dhe pranimin e sfidave dhe mundësive, të cilat i ofron biznesi në shekullin 21.
    • Aftësimi për udhëheqjedhe menaxhim me proceset në firma dhe ndërmarrje të ndryshme dhe institucione tjera.
    • Aftësimi për qasje të lehtë në tregun e punës në Republikën e Kosovës dhe më gjërë, pasi çë synojmë që ky program ofron njohuri multidisiplinare dhe qasje edhe në tregun rajonal por edhe evropian.
    • Programi për Master për Menaxhment synon të përgaditë kuadër të kualifikuar për tregun e punës duke ditur se kërkesat për staf të kualifikuar për këtë lëmi ja shtuar dukshëm dhe pritet të shtohen në vijim.

Ky program studimor i përgjigjet në mënyrë optimale nevojave të shoqërisë për kuadro të kualifikuara për zgjidhjen e problemeve për të gjitha nivelet sistemore në vend dhe jashtë.

Me edukimin me këtë program studimor do të plotësohen nevojat për bashkëpunim ndërkombëtar në kuadro institucionale dhe më gjerë. Programi Studimor  Menaxhment Master është i dizajnuar që të ofrojë njohuri të thelluara nga lëmi i të gjitha llojeve të menaxhimit. Në kuadër të këtij Programi Studimor studentëve u ofrohen për mësim lëndë me karakter menaxherial, lëndë nga menaxhimi financiar, menaxhimi strategjik, marketingu ndërkombëtar etj. si dhe lëndë me karakter profesional. Studentët e diplomuar në këtë program aftësohen për punë në firma dhe ndërmarrje apo korporata të ndryshme private vendore dhe  ndërkombëtare.

Organogrami në kuadër të njësisë akademike

Bordi këshillëdhënës i jashtëm

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/