Loading

Menaxhim i Turizmit dhe Hotelerisë

Menaxhment, MA

Profili: Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë

Studimet Master në një fushë atraktive çfarë është Menaxhimi i Turizmit dhe Hotelerisë ofrohen vetëm në Kolegjin “Pjetër Budi”.

Ky program përgatit kuadro të specializuara për kryerjen e punëve të turizmit dhe hotelerisë, konform nevojave të tregut të punës së Kosovës, si dhe ju përgatit për pozita të larta menaxheriale, me aftësi, shkathtësi dhe kompetenca përkatëse. Programi ofrohet në kuadër të Masterit në Menaxhment, si profil i veçantë, i cili ndahet në semestrin e tretë.

Pas përfundimit të këtij programi që zgjat katër semestra, ju merrni gradën Master i Menaxhimit të Turizmit dhe Hotelerisë.

Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë sot është ndër veprimtaritë themelore, që po shënojnë vazhdimisht rritje në vendet e zhvilluara, por edhe ato në zhvillim.

Menaxhimi i turizmit dhe hotelerisë, si veprimtari, po krijon tërësi të reja në botë, kështu që edhe vendet që nuk i kanë kushtuar fare vëmendje turizmit sot merren me aktivitete të tilla, ndërkohë që oferta turistike dhe hoteliere është gjithnjë më e sofistikuar.

Po ashtu, Diploma Master në Menaxhim të Turizmit dhe Hotelerisë ju mundëson të vazhdoni studimet në nivelin Doktoratë (Ph.D). Çdo institucion akademik në vend apo kudo në botë, nga ju do të kërkojë pikërisht Diplomën MA, për t’u pranuar në studimet e doktoratës.

Programi studimor Menaxhim I Turizmit dhe Hotelerisë Master është akredituar nga Agjencia Kosovare e Akreditimit dhe ka marrë vlerësimet më të larta nga ekspertët e jashtëm të vlerësimit të cilësisë, në bazë të të cilit vlerësim edhe është akredituar Kolegji “Pjetër Budi”.

Me Master ju prodhoni politika!

Organogrami në kuadër të njësisë akademike

Bordi këshillëdhënës i jashtëm

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/