MENAXHIM I SIGURIMEVE

Qëllimi i programit Master në Menaxhimin e Sigurimeve është të përgatisë specialistë ose ekspertë kompetentë dhe inovativë, të gatshëm për të hyrë në tregun e punës dhe për të siguruar njohuri të përparuara në fushën e Sigurimit. Të diplomuarit do të jenë në gjendje të përdorin procedurat, kornizat, modelet dhe përvojën e duhur për të ofruar zgjidhje dhe për të marrë vendime të përshtatshme.

Për më tepër, ky program synon të zhvillojë aftësi analitike dhe strategjike të studentit, për të identifikuar problemet e biznesit, për të gjeneruar dhe krahasuar alternativa dhe për të zhvilluar zgjidhje.