Loading

Lirak Çelaj, kryetar i Degës së PDK-së në Prishtinë dhe kryetar i Kabinetit të Qeverisjes së Mirë për Prishtinën, bashkëbisedoi të mërkurën me studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”.

Çelaj foli për tema të ndryshme – që nga kultura e edukimi, deri te politika.

Duke u përgjigjur në pyetjen se çfarë kërkon një aktor të futet në politikë, Çelaj tha se sa më shumë që të tërhiqen njerëzit që mendojnë se kanë potencial për të zhvilluar vendin, i japin hapësirë dikujt tjetër që të udhëheq dhe të marrë vendime.

“Nuk ka mjet tjetër për të zhvilluar vendin, jo vetëm tek ne por në çdo vend. Politika është ajo që i merr vendimet kryesore  dhe që ndikon në zhvillim apo në përkeqësim të gjendjes në një vend”, theksoi Çelaj.

Bashkëbisedimi me Çelajn u organizua në kuadër të manifestimit tradicional Ditët e Hapura të “Pjetër Budit”.

Share this:

- Tagged with:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/