Loading

Eksperti i fushës së sigurimeve, z. Nezir Lokaj, këtë javë ishte mysafir në kuadër të lëndës “E drejta e sigurimeve në BE”, te programi ‘Sigurime’ që organizon Kolegji ‘Pjetër Budi’. Z. Lokaj, përndryshe zyrtar i lartë në BQK për mbikëqyrjen e sigurimeve në sektorin e off-site (njësia e inspektimeve nga jashtë), bashkëbisedoi me studentët për rolin dhe të arriturat e BQK-së në rregullimin dhe mbikëqyrjen e sigurimeve, si dhe për rëndësinë e Ligjit për sigurime dhe paketën e rregulloreve të miratuara nga BQK.

Gjatë ligjëratës Lokaj shpjegoi edhe për zhvillimin e tregut të sigurimeve në Kosovë përgjithësisht, duke elaboruar idetë e tij me shembuj konkret nga përvoja e madhe e punës së tij në fushën e sigurimeve. Në veçanti vlen të përmendët elaborimi që bëri mbi detyrat dhe përgjegjësitë e njësisë së inspektimit off-site, raportimet e kompanive të sigurimeve dhe përgatitjen e raporteve të rregullta nga ana e kësaj njësie për menaxhmentin e BQK-së. Një pjesë e ligjëratës u realizua në formë të debatit, me ç’rast z. Lokaj u përgjegj shumë pyetjeve të studentëve të Kolegjit që kishin të bënin me sistemin bonus-malus për implementimin e legjislacionit evropian në Kosovë e në veçanti të Direktivës Solvenca II.

“Pjetër Budi” vazhdon t’i jep rëndësi të posaçme inkorporimit të metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke ftuar njohës të fushave përkatëse për të ligjëruar para studentëve.

Share this:

Leave a comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/