Korrupsion ka edhe në dogana

“Përpjekjet e përbashkëta për luftën kundër korrupsionit” ishte tema e debatit rajonal të organizuar të enjten në Universitetin “Pjetër Budi” në Prishtinë. Në debatin me studentët morën pjesë Naim Huruglica, Drejtor i Doganave të Kosovës, Snezhana Patirova, Drejtor në Shërbimin Doganor të Maqedonisë dhe Hasan Preteni, Drejtor i Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit. Hasan Preteni ka dhënë një pasqyrë të funksionimit të Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit, ndërkaq iu është përgjigjur edhe pyetjeve të studentëve që kishin të bënin kryesisht me përhapjen dhe mënyrat e luftimit të kësaj dukurie. Preteni ka përmendur legjislacionin jo të plotë dhe mungesa të tjera për fuksionimin e mirëfoillt të Agjencisë. Ai e ka parë të domosdoshme krijimin e një Task Force për luftë kundër korrupsionit, ndërkaq ka folur edhe për bashkëpunimin me Prokurorinë e EULEX-it. Naim Huruglica ka folur për masat që ndërmarrin Doganat e Kosovës për të luftuar korrupsionin, ndër të cilat bën pjesë edhe deklarimi i pasurisë së secilit zyrtar të këtij shërbimi. Ndërkaq, Snezhana Patirova ka folur për funksionimin e Doganave të Maqedonisë dhe mundësitë për shtimin e bashkëpunimit të mëtejmë me Doganat e Kosovës.

Leave a comment