
Në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë (Ligji nr. 04/L-037), si dhe në bazë të Rregulloreve dhe Statutit të Kolegjit “Pjetër Budi”, shpall:
KONKURS PËR ZGJEDHJE TË PERSONELIT
Pozita:
- 1 Mësimdhënës – Fusha e Ekonomisë
Kushtet për aplikim:
Kandidatët që aplikojnë duhet të përmbushin këto kushte të përgjithshme të parashikuara me ligjin e arsimit të lartë dhe me rregulloret e Kolegjit “Pjetër Budi”:
- Të kenë gradën Doktor Shkence – PhD.
- Të kenë përvojë të suksesshme në mësimdhënie, hulumtim dhe praktikë profesionale për të paktën 3 vite (me referenca të bashkëngjitura).
- Të kenë Diplomë Doktorature të ekuivalentuar me nivelin 8 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, dhe nëse grada është fituar jashtë Kosovës, të paraqitet vendimi për nostrifikimin nga MASHT.
- Publikime shkencore në revista ndërkombëtare me impakt faktor > 0, të indeksuara në SCOPUS ose Web Of Science (për të paktën 1 artikull të tillë)
- Pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare.
Për këtë pozitë, përparësi do të kenë kandidatët me gradën Doktor Shkence – PhD.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
- Kërkesa për aplikim (e hartuar nga aplikuesi).
- Biografia (CV).
- Dokumenti identifikues valid i Republikës së Kosovës (ose shtetit përkatës).
- Çertifikata e lindjes dhe statusit martesor (nëse jeni të martuar).
- Dëshmia nga organet kompetente që tregon se nuk jeni nën hetime.
- Kopjet e diplomave të vërtetuara nga noteri (përfshirë vendimin për nostrifikim për diplomat e lëshuara jashtë Kosovës).
- Vendimi për thirrjen akademike paraprake (nëse e dispononi).
- Lista e publikimeve shkencore, së bashku me lidhjet e artikujve të publikuar.
- Dëshmitë për publikimet.
- Dëshmitë për pjesëmarrje aktive dhe pasive në konferenca vendore dhe ndërkombëtare.
- Dëshmi për pjesëmarrje në projekte dhe trajnime të ndryshme.
- Dokumente të tjera që përkojnë me kërkesat për pozitat për të cilat aplikoni.
Dorëzimi i dokumentacionit:
Dokumentet e skenuara duhet të dorëzohen në adresën e emailit:
[email protected] dhe në formë fizike.
Afati i aplikimit:
Nga data 15.06.2024 deri më 29.06.2024.