Kolegji Pjetër Budi

Njoftohen studentët e nivelit BA dhe MA të Kolegjit “Pjeter Budi” që Posta e Shpejtë – GEP, (me të cilën Kolegji ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi muaj më parë), ka shpallur KONKURS për punë praktike për 2 (dy) studentë në departamentin e financave.Kohëzgjatja e praktikës është 3 muaj, me mundësi vazhdimi, me kontratë të përhershme pune. Afati i aplikimit: më së largu deri më 25.04.2021. Konkursi vlen vetëm për studentët e Kolegjit “Pjeter Budi”.Studio në Kolegji “Pjetër Budi”, që të punosh punën që ke ëndërruar!