Kolegji “Pjetër Budi” zyrtarisht ka hapur afatin publik për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/2026 në drejtimet e akredituara:
Bachelor:
➢ Doganë dhe Shpedicion
Po ashtu, së shpejti Kolegji “Pjetër Budi” do të ofrojë trajnime profesionale në drejtimet:
➢ Asistent Dentar
➢ Teknik dentar
➢ Ndihmës Kuzhinier
➢ Furrëtar
Kushtet dhe kriteret për regjistrimin e studentëve janë si vijon:
• Kushti kryesor për regjistrim në Kolegjin “Pjetër Budi” është përfundimi i arsimit të mesëm dhe kalimi i provimit të maturës.
• Studentët që kanë përfunduar drejtimet e njëjta në shkollën e mesme kanë përparësi në rastin e regjistrimit në Kolegj.
• 20 aplikantët e parë që regjistrohen para datës 15 korrik fitojnë zbritje prej 20%.
Po ashtu, përfitoni 50% zbritje nëse keni sukses me notë mesatare 5.0 dhe vini nga drejtimet Doganë, Shpedicion ose Logjistikë.
Dokumentet e nevojshme për aplikim janë:
✓ Fletëparaqitja për aplikim (shkarko formularin online duke klikuar këtu)
✓ Letërnjoftimi (origjinal ose i noterizuar )
✓ Tri fotografi
✓ Dëftesat e shkollës së mesme
✓ Diploma e shkollës së mesme
✓ Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar
✓ Certifikata e lindjes
Ju lutemi që dokumentacionin për aplikim ta dorëzoni në Kolegjin “Pjetër Budi”, Rruga Gazmend Zajmi, Nr. 103, Prishtinë, Kosovë.
Për çdo paqartësi, mund të na kontaktoni në e-email adresën: [email protected] dhe në numrat e kontaktit: +383 44 163 372, 049 163 372.
Ju mirëpresim.