Loading

Konferenca

PREZANTIM I PROGRAMIT ERASMUS+ PËR STUDENTËT DHE STAFIN E “PJETËR BUDIT”

Koordinatorja e Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, Remzije Istrefi ka mbajtur një prezantim për studentët, stafin akademik dhe stafin menaxherial të Kolegjit “Pjetër Budi”. Gjatë prezantimit, Istrefi është fokusuar në mundësitë që programi Erasmus+ ofron në komponentat kyçe, si ngritja e kapaciteve institucionale, mobiliteti i studentëve, stafit akademik e administrativ dhe partneritetet strategjike.

Programi Erasmus+ ka për qëllim ngritjen e aftësive, punësimit, si dhe modernizimin e arsmimit, praktikës profesionale dhe aktiviteteve të të rinjve. Erasmus+ mbështet bashkëpunimet transnacionale në mes të arsimit, praktikës profesionale, po ashtu edhe institucioneve dhe organizatave rinore, që të nxisin bashkëpunimet dhe ndërlidhjen e botërave të arsimit dhe të punës. Erasmus+ bashkon në një ombrellë të vetme shtatë programet e mëparshme arsimore të BE-së në fushën e arsimit, praktikës profesionale dhe rinisë. Më shumë informata rreth Programit Erasmus+ gjenden në linkun https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus_en.

Konferenca ndërkombetare e “Pjetër Budit” me 23 Maj

Konferenca tradicionale ndërkombëtare shkencore, e cila organizohet nga Kolegji “Pjetër Budi”, do të mbahet në këtë institucion më 23 maj 2015. Këtë vit, tema e konferencës së katërt me radhë është “Zhvillimi ekonomik si bazë për gjenerimin e vendeve të reja të punës”. Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues e hulumtues të fushave të ndryshme, të cilët me punimet shkencore do të kontribuojnë që vendimmarrësit të kuptojnë sa më mirë lidhjen ndërmjet zhvillimit ekonomik dhetregut të punës. Në këtë mënyrë do të mund të rritej numri i vendeve të punës dhe përqindja e punësimit.

https://twitter.com/pjeter_budi
https://www.instagram.com/kolegjipjeterbudi/