KOLEGJIT “PJETËR BUDI” SHËNON 14 VJETORIN E THEMELIMIT

Para saktësisht 14 viteve u themelua, një institucion prestigjioz i arsimit universitar – Kolegji “Pjetër Budi”. Ky Kolegj cilësor u themelua më 27 maj 2005, më qëllimin për t’i shërbyer vendit me arsim kualitativ, edukim të brezave dhe shkencë moderne. Pas licencimit nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës, Kolegji “Pjetër Budi” filloi veprimtarinë e vet në vitin akademik 2005/2006 me drejtimin Doganë dhe Shpedicion dhe për t’u zgjeruar viteve në vazhdim me programe akademike tjera, si Menaxhim i Turizmit e Hotelerisë, Sigurime, Administrim Biznesi, Juridik, Menaxhim i Resurseve Njerëzore, Administratë Publike, Menaxhim i Marketingut dhe Banka – Kontroll Financiar (Polici Financiare) në Baçelor dhe Doganë & Shpedicion, Menaxhment, Menaxhim i Sigurimeve, Menaxhim i Turizmit & Hotelerisë në nivelin Master.

Gjatë kësaj periudhe kohore të punës akademike e shkencore, Kolegji “Pjetër Budi” ia ka dalë të bëhet lider në fushën e arsimit universitar – me programe zhvillimore unike, me staf akademik profesionist dhe me studentë të përgatitur për tregun e punës.

Për gjatë viteve të funksionimit, “Pjetër Budi” ia ka dalë të bëhet qendër e rëndësishme e zhvillimeve akademike, shkencore e shoqërore.

Ish-studentët dhe studentët aktualë të “Pjetër Budit” janë krenaria e këtij institucioni. Ata mund t’i hasësh kudo, në pozita të rëndësishme, në shërbim të qytetarëve dhe të shtetit.

Kolegji “Pjetër Budi” është bërë sot sinonim i dijës, shkencës dhe cilësisë në Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Leave a comment