Kolegji “Pjetër Budi, tanimë ka mbi 17 vite që e ka përkrahur Ushtrinë e Kosovës me bursa të plota, të pjesëshme dhe beneficione të tjera në shkollimin e lartë (Bachelor dhe Master).
Rikujtojmë se me Bursa të plota të Kolegjit “Pjetër Budi”, sot Ministria e Mbrojtjes ka ushtarak me grada dhe pozita të niveleve më të larta brenda FSK-së.
Andaj në kuadër të marrëveshjeve bashkëpunuese me Institucionet publike dhe ato private, me 27.02.2023, Kolegji “Pjetër Budi” rikonfirmoj vazhdimin e memorandum bashkëpunimit me Ministrinë e Mbrojtjes, me theks të veçantë në mbështetje të vazhdueshme të pjestarëve dhe kadetëve të Ushtrisë së Kosovës dhe familjarëve të tyre në shkollimin dhe aftësimin e tyre profesional në Arsimin e lartë, në drejtimin deficitar Doganë dhe Shpedicion – Bachelor, dhe drejtimin Master në Menaxhment me specializim Menaxhim i Turizmit dhe Hoteleris dhe Menaxhmet i përgjithshëm.
Ky do të jetë një kontribut i vazhdueshë i Kolegjit “Pjetër Budi” për kadetët dhe ushtarakët e Kosovës dhe ne i jemi shumë mirënjohës ministrit të mbrojtjes, zotit Armend Mehaj për besimin e dhënë institucionit tonë!