Kolegji Pjetër Budi

1. Rektor i Kolegjit
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të kenë gradën shkencore doktor i shkencave;
Të kenë të paktën thirrjen akademike profesor asistent;
Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në Arsimin e Lartë;
Të kenë përvojë punë menaxheriale;
Kandidatët me njohuri të gjuhës angleze do të kenë përparësi.
2. Prorektor për çështje akademike, hulumtime shkencore dhe marrëdhënie ndërkombëtare
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të ketë gradën shkencore doktor i shkencave;
Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në Arsimin e Lartë;
Të ketë përvojë punë menaxheriale;
Kandidatët me njohuri të gjuhës angleze do të kenë përparësi.
3. Prorektorë për çështje jo akademike
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të ketë gradën shkencore doktor i shkencave;
Të kenë të paktën 3 vite përvojë pune në Arsimin e Lartë;
Të ketë përvojë punë menaxheriale;
Kandidatët me njohuri të gjuhës angleze do të kenë përparësi.
4. Menaxher i Përgjithshëm i Kolegjit
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të ketë diplomë universitare ose master;
Të ketë të paktë 3 vite përvojë pune menaxheriale;
Të ketë përvojë punë në Arsimin e Lartë;
Të ketë njohuri për financa dhe procedurën buxhetore.
5. Sekretar i Përgjithshëm i Kolegjit
Kandidatët që konkurrojnë për postin e sekretarit të Kolegjit duhet të përmbushinkëto kushte:
Të kenë diplomë universitare ose master ose ekuivalentë me më së paku katër vjet tëstudimeve;
Duhet të jenë nga fusha profesionale e drejtësisë;
Të kenë 3 vjet përvojë pune profesionale;
Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
Të kenë njohuri për legjislacionin e Arsimit të Lartë dhe legjislacionin e punës;
Të kenë njohuri të mjaftueshme për proceset e arsimit dhe kërkimeve;
Kandidatët me njohuri të gjuhës angleze do të kenë përparësi.
6. Udhëheqësi i Zyrës për Sigurim të Brendshëm të Cilësisë
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të kenë të paktën gradën shkencore master i shkencave;
Të ketë përvojë punë në Arsimin e Lartë;
Te kenë njohuri për Standardet Evropiane të Sigurimit të Cilësisë;
Të ketë përvojë punë menaxheriale;
Të kenë njohuri të avancuar të gjuhës angleze;
Të kenë njohuri të avancuara të programeve kompjuterike (Exel, SPSS).
7. Koordinator i Zyrës për ECTS kredi
Kushtet për aplikimi për këtë pozitë:
Të kenë të paktën gradën shkencore master i shkencave;
Të ketë përvojë punë në Arsimin e Lartë;
Te kenë njohuri për Sistemin Evropiane të Transferimit dhe Akumulimit të kredive ECTS
Të ketë përvojë punë menaxheriale;
Të kenë njohuri të avancuar të gjuhës angleze;
Të kenë njohuri të avancuara të programeve kompjuterike (Microsoft office).
8. Drejtor i Financave dhe Kontabilitetit
Kandidatët që konkurrojnë për këtë pozitë duhet të përmbushinkëto kushte:
Të kenë diplomë universitare ose master;
Duhet të jenë nga fusha profesionale e financave dhe kontabilitetit;
Të kenë 3 vjet përvojë pune profesionale;
Të demonstrojë njohuri dhe shkathtësi në përgatitjen e raporteve financiare;
Të ketë njohuri në përgatitjen e buxhetit;
Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
Të kenë njohuri për legjislacionin e Arsimit të Lartë dhe legjislacionin e punës;
Të kenë njohuri të avancuara të programeve kompjuterike (Microsoft office)
9. Udhëheqës i Zyrës për Pranim dhe Kujdes ndaj Studentit (Shërbimi administrativ – i studentëve)
Kandidatët që konkurrojnë për këtë pozitë duhet të përmbushinkëto kushte:
Të kenë diplomë universitare nga fusha e drejtësisë, ekonomisë apo resurseve njerëzore;
Të kenë 3 vjet përvojë pune profesionale;
Të demonstrojë njohuri dhe shkathtësi në përgatitjen e raporteve të ndryshme;
Të kenë aftësi të dëshmuara organizative dhe menaxhuese;
Të kenë njohuri për Arsimit të Lartë;
Kandidatët me njohuri të gjuhës angleze do të kenë përparësi;
Të kenë njohuri të avancuara të programeve kompjuterike (Microsoft office).
Njoftim në lidhje me procedurën e aplikimit
Kandidatët që i plotësojnë kushtet për pozitën relevante duhet ta dërgojnë dokumentacionin e nevojshëm (të skanuar) në e-mail adresën zyrtare të kolegjit: [email protected]
Afati i aplikimit:
10.10. deri me 14.10.2016
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në përputhje me Ligjin e Punës në Kosovë, Statutin e Kolegjit dhe Rregullores për rregullat dhe procedurat e punësimit për stafin e Kolegjit.
Procedura apeluese
Pala e pakënaqur mund të paraqes ankesë në Bordin Drejtues të Kolegjit si organi më i lartë vendimmarrës brenda afatit prej 2 ditësh nga momenti i njoftimit me vendimin përkatës.
Bordin Drejtues i Kolegjit brenda 2 ditëve pune do të vendos në lidhje me ankesën.