Skip to main content

Kolegji Pjetër Budi

Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” po merr pjesë në trajnim në Universitetin e Bialystok-ut në Poloni, si pjesë e programit SPINAKER të Agjencisë Kombëtare te Polonisë për Shkëmbime Akademike. Qëllimi i vizitës dhe trajnimve është Legjislacioni i Unionit Evropian, Marrëdheniet Ekonomike Ndërkombëtare, marrëveshjet doganore, të drejtat dhe konsekuencat e tyre.

Pjesëmarrësit u pritën nga Pro-rektori për Marrëdhenie Ndërkombëtare dhe Zhvillim, Prof. Dr. Jaroslaw Matwiejuk. Përveç Kosovës, pjesëmarrësit në këtë trajnim janë nga univeritete të ndryshme në SHBA dhe shtetet tjera Evropiane si: Austria, Finlanda, Republika Çeke, Gjeorgjia, Armenia, Suedia, Serbia, Estonia, Letonia dhe Hungaria.

Gjatë vizitës në këtë Universitet  e cila do të zgjasë nga data 22 Maj – 2 Qershor 2022, pjesëmarrësit e programit do të kenë gjithashtu mundësinë të njihen me universitetin më të madh në Poloninë verilindore. Ata do të vizitojnë jo vetëm Fakultetin e Drejtësisë dhe Fakultetin e Ekonomisë dhe Financave, por edhe Qendrën Universitare të Shkencave të Jetës- lifesciences në A. Myrchy, Planetariumin, Bibliotekën Universitare dhe Qendrën Kulturore Universitare. Po ashtu do të takohen me stafin e Qendrës së Rekrutimit Universitar dhe Departamentit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Përvojat e marra nga ky trajnim do te ndahen me stafin dhe studentët e Kolegjit “Pjetër Budi”.  Për me tepër në fokus do te jetë krijimi dhe  fuqizimi i bashkëpunimit ndermjet dy institucioneve.

Universiteti i Bialystok është universiteti më i madh në Poloninë verilindore, për sa i përket numrit të punonjësve dhe studentëve, ashtu edhe për lëndet dhe format e arsimit të ofruara. Universiteti aktualisht punëson mbi 1,300 njerëz, duke përfshirë pothuajse 800 profesor dhe staf akademik që punojnë në 9 fakultete, 5 institute dhe një degë në Vilnius, Lituani.

Universiteti i Bialystok u themelua si rezultat i transformimit të Degës së Universitetit të Varshavës, i themeluar ne vitin 1968 u shëndërrua në Universitetin e Bialystok-ut ne 1997.