Njoftohen të gjithë studentët e të gjitha programeve të Kolegjit “Pjetër Budi”, të cilët janë të interesuar për çështje të ndryshme të IT-së (si për formatizimin e kompjuterëve, riparime të ndryshme në hardver, për ndërrimin e HDD memories, etj.) se Kolegji “Pjetër Budi” me datë 21.12.2017, ditë e enjte, prej orës 16:00, fillon organizimin e një kursi shtesë për IT me ekspertin e IT-së së Kolegjit “Pjetër Budi”, z. Muhamed Kastrati, ku do të demostrohen konkretisht shumë çështje të Teknologjisë Informative.Kursi është pa pagesë.
Kolegji “Pjetër Budi” thjeshtë përmes këtij kursi ka për qëllim zgjerimin e njohurive të studentëve të tij për çështje të IT-së në mënyrë që të përdorët teknologjia në performancat e tyre, ashtu që rezultatet e punës së tyre të jenë më të mëdha në fushat që ata angazhohen.Ju mirëpresim.