Më 31 maj 2014, në Prishtinë Kolegji “Pjetër Budi” organizon Konferencën e Tretë Shkencore Ndërkombëtare “Procesi i integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Në konferencë pritet të marrin pjesë studiues nga vendi dhe bota, të cilët me punimet e tyre do të referojnë në tema të ndryshme, siç janë: zhvillimi i doganave dhe shpedicioneve në perspektivën e integrimeve evropiane, zhvillimi i biznesit, turizmit, hotelerisë, industrisë së sigurimeve etj. Po ashtu, studiuesit do të referojnë edhe për tema si investimet e huaja, zhvillimi i resurseve njerëzore, legjislacioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe i BE-së, luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, transparenca, dialogu dhe bashkëpunimi rajonal, politikat migruese, liberalizimi i vizave, procesi i riatdhesimit etj.
Kjo konferencë shkencore ndërkombëtare, tashmë tradicionale, organizohet në kuadër të aktivitetit shkencor-hulumtues të Kolegjit “Pjetër Budi”, me qëllim që studiuesve t’iu jepet mundësia që të kontribuojnë me punët e veta shkencore, ndërkaq opinioni të njihet me propozimet dhe zgjidhjet që kanë të bëjnë me shumë çështje, në perspektivën e integrimeve evropiane.