Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën e Agjencioneve Doganore të Kosovës. Qëllimi i kësaj Marrëveshje është kryerja e praktikës profesionale nga fusha e Shpedicionit për studentët e Kolegjit “Pjetër Budi” në Agjensionet Doganore që i përfaqëson Shoqata si dhe shkëmbimi i përvojave profesionale në mes të palëve.
Ky bashkëpunim gjithashtu përfshinë pika të ndryshme si, organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, organizimin e ligjëratave dhe trajnimeve të ndryshme.
“Pjetër Budi” është Kolegj me seli në Prishtinë që dallohet me programe akademike zhvillimore, e që ka marrëveshje bashkëpunimi me shumë institucione vendore dhe jo vetëm.