Kolegji “Pjetër Budi” ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje bashkëpunimi me Sindikatën e Punëtorëve Profesionistë të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK).
Bashkëpunimi pritet të përfshijë aspekte të ndryshme, si sondazhe, hulumtime, konferenca, tryeza, projekte zhvillimore etj.
Sipas marrëveshjes, Kolegji “Pjetër Budi” ofron kushte të volitshme për anëtarët e Sindikatës…, të interesuar të vijojnë studimet në këtë institucion.
Kolegji “Pjetër Budi” ka shumë marrëveshje bashkëpunimi me instutucione të ndryshme Brenda dhe jashtë vendit.