Kolegji Pjetër Budi

Sot, me date 11.02.2021, Kolegji “Pjeter Budi” ndau mirenjohje per profesoreshen Mahije Mustafi per perkushtimin ndaj studenteve dhe per atraktivitetin ne ligjerata.

Me kete rast, Prorektorja per mesim, hulumtim dhe zhvillim akademik – Luljeta Aliu dhe Sekretarja e Pergjithshme e Kolegjit – Anila Mustafa, falenderuan prof. Mahije per kontributin e dhene gjate semestrit dimeror 2020/2021, marre parasysh rrethanat e krijuara nga Covid-19.

Kjo mirenjohje erdhi si rezultat I raportit te gjeneruar nga pyetesoret e plotesuar nga studentet e Kolegjit per stafin akademik, me qellim te ngritjes se cilesise.

Me poshte, po e citojme mendimin e nje studenti tone per prof. Mahije Mustafi:”Ndihem me fat qe i takoj kesaj gjenerate qe ka nderin te mesoj nga nje profesoreshe e shquar sic eshte Mahije Mustafi”.

Prof.Mahije Mustafi :

Të dashur studentë-bashkëstudius të Kolegjit Pjetër Budi!

Kolegë të respektuar!

Me çmimin tuaj “Profesoresha më e Mirë”, më nderuat, më shpërblyet dhe pasuruat me energji shpirtërore dhe mendore-intelektuale. Kenaqësi për mua është  me e madhe sepse ju manifestuat dhe ju konfirmuat kuriozitetin tuaj mendor dhe shpirtin kërkues për dije të reja e arritje studiuese me  të larta.

“ Mendja hap mendjen”, thotë populli, një sentencë reflektimi përkitazi me arritjet shkencore dhe kulturore të njerzimit.

Ndër ju hasa auditorin dhe  ambientin e frymëzimit të ndërsjëlltë për kultivimin e punës pedagogjike dhe intelektuale. Nuk ka fruta pa klimë të përshtatshme. Do vazhdoj të punoj, e nderuar,  me detyrë morale e profesionale, gjithnjë e entusiazmuar, që leksionet e mia të përshkohen prore nga energjia kreative.

Edukata intelektuale na bën që të jemi mirënjohës e vlerësues të punës së njëri-tjetrit dhe të brezave të kaluara, mbi të cilat mbështetet liria jonë kërkimore studiuese dhe ajo e përgjithshme.

“Drita e diturisë përpara do na shpie”!

Ju faleminderohem përzemërsisht. Qofshi të nderuar dhe paçi shendet!