Kolegji “Pjetër Budi” merr pjesë në seminarin e organizuar nga INCU

Stafi i Kolegjit “Pjetër Budi” ka marrë pjesë në seminarin e organizuar nga – International Network of Customs Universities.

Si tema që u diskutuan gjatë këtij seminari ishin kërkesat dhe zhvillimet e fundit në fushën e Doganës në nivel botëror.

Pjesëmarrja e Kolegjit “Pjetër Budi” në këtë seminar erdhi si rezulat i anëtarësisë që kolegji aktualisht ka në International Network of Customs Universities (INCU). 

Kujtojmë së Network of Customs Universities (Rrjeti i Universiteteve Doganore) është organizatë me mbi 200 anëtarë e cila synon të rrisë profilin akademik të profesionit doganor nëpërmjet zhvillimit dhe promovimit të programeve arsimore.

Leave a comment