Përfaqësuesit e Kolegjit “Pjetër Budi”, si përfitues i dy projekteve, ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Rajonal i Sfidave (RCF), me temën “Realizimi i mundësive: Ndërtimi i kapitalit njerëzor në Ballkanin Perëndimor 6 për integrim në tregun e vetëm të BE-së”.
Kjo konferencë kishte për qëllim të trajtonte me thellësi temën e zhvillimit të kapitalit njerëzor në kontekstin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, një proces i mbështetur nga Plani i Rritjes së BE-së.
Konferenca u mbajt në Tiranë, ndërsa Kolegji “Pjetër Budi” mori pjesë përmes platformave online.
Ndër të pranishmit ishin Ines Mucostepa, Anëtare e Forumit të Investimeve të Dhomave të 6 të Ballkanit Perëndimor, Bordi Drejtues dhe Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Niels Annen, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale Gjermane të Bashkëpunimit Ekonomik dhe Zhvillimit (BMZ) (TBC), dhe H.E. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri, si dhe shumë të tjerë.
Kjo konferencë pati një rëndësi të veçantë, pasi bashkoi personalitete të shquara që kontribuan në diskutimet dhe analizimin e çeshtjeve që pati për qëllim kjo konferencë.