Kolegji Pjetër Budi

Stafi menaxherial i Kolegjit “Pjeter Budi” mori pjesë në Konferencën e 3-të të Agjencisë së
Kosovës për Akreditim (AKA), e cila u mbajt në Prishtinë me temën “Internationalised Higher
Education: Overcoming Borders to Bring People Together.”


Ngjarja mblodhi institucione të arsimit të lartë, ekspertë ndërkombëtarë dhe vendimmarrës për të
shkëmbyer përvoja dhe ide mbi avancimin e ndërkombëtarizimit, mobilitetit dhe standardeve të
cilësisë në arsim.


Pjesëmarrja në këtë konferencë pasqyron angazhimin e fortë të Kolegjit “Pjeter Budi” për
bashkëpunim ndërkombëtar dhe për sigurimin e cilësisë, që studentët dhe stafi i tij të përfitojnë
nga mundësitë akademike globale.