Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka mbajtur tryezë diskutimi për draftin e Programit Kombëtar të Shkencës 2023-2028, ku finalizmi i këtij drafti është vlerësuar si hap i rëndësishsëm sa i përket zhvillimit të shkencës në vendin tonë.
I pranishëm në këtë diskutim ishte edhe menaxhmenti i kolegjit “Pjetër Budi”, pjesëmarrje kjo për të treguar mbështetjen e vazhdueshme që kolegji jonë i ofron avancimit të shkencës në Kosovë.
Ky dokument udhëzon politikat e kërkimit shkencor në Kosovë dhe është orientuar në gjashtë objektiva: zhvillimi i një sistemi efektiv dhe inovativ të kërkimit shkencor; zhvillimi dhe aftësimi i kapaciteteve njerëzore për veprimtari kërkimore-shkencore; zhvillimi i infrastrukturës kërkimore-shkencore; ndërkombëtarizimi i veprimtarisë kërkimore-shkencore; ndërlidhja mes shkencës, ekonomisë dhe shoqërisë dhe përsosmëria e veprimtarisë kërkimore-shkencore në fushat specifike.