Kolegji “Pjetër Budi” mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 4-vjetorit të themelimit të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës.
Kryetari i OHTK-së, Hysen Sogojeva, ish-student i Kolegjit “Pjetër Budi”, premtoi që çdo punë që niset me këtë odë do të finalizohet.
Ai kërkoi nga Qeveria dhe institucionet përgjegjëse të hapin dyert për OHTK-në mënyrë që të ketë sa më shumë rezultate në favor të biznesit, por edhe të qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa Ministri i Bujqësisë, Fatoni Peci, tha se dyert e tij si ministër janë të hapura për bashkëpunim dhe përkrahje për Odën e Hotelerisë dhe të Turizmit.
Shprehemi të të lumtur që disa nga ish-studentët tanë janë emëruar në kryesinë e re të Odës së Turizmit dhe Hotelerisë së Kosovës.
Në fund, janë ndarë edhe certifikata për gjithë ata që kanë përkrahur bizneset.