Kolegji “Pjetër Budi” kontribuon për mbrojtje të ambientit

Kolegji “Pjetër Budi” është anëtarësuar në “EcoFriend”, një rrjet ky i themeluar nga OJQ “Green Art Center – Prishtina (GAC)”, i cili synon të krijojë “Klube të Gjelbërta” brenda institucioneve arsimore, me qëllim që të promovojë edukimin mjedisor dhe aktivizmin qytetar.

Të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e rrjetit “EcoFriend” duke zbatuar konceptin e ndarjes së mbeturinave në hapësirat e tyre (ndarje e mbeturinave në mbeturina të riciklueshme dhe të tjera) krijojnë një sasi të caktuar të mbeturinave të riciklueshme, të cilat janë të deponuara në kontenierët për mbeturina të riciklueshme. Këto mbeturina merren nga kompantë e kontraktuara nga “EcoFriend”, të cilat mirren me procesimin dhe tregtimin e mbeturinave të riciklueshme dhe për sasinë e marrur të mbeturinave të riciklueshme alokojnë shumën e caktuar të parave, si donacion për “EcoFriend”. Komuniteti dhe mjedisi përfitojnë nga ky proces, meqë me zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që përfundon në deponi, ulet niveli i ndotjes së mjedisit dhe njëherësh edhe obligimi financiar karshi deponisë (para këto të taksapaguesve).

Leave a comment