Me qëllim të avancimit të studimeve akademike, Kolegji “Pjetër Budi” dhe ECDL Kosova (European Computer Driving License) kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për themelimin e Test Qendrës së ECDL-së, ku krahas studentëve të Kolegjit , 7 modulet e teknologjisë informative do të mund ti kryejnë edhe të rinjtë e tjerë nga Kosova e rajoni.
“Qendra e trajnimeve do të funksionalizohet që nga 1 Shtatori, ndërkohë që trajnimet profesionale do ti mbajë stafi akademik I Kolegjit. Kjo është një nga përpjekjet e shumta të Kolegjit që ti zgjerojë veprimtaritë e tij dhe të jap kontributin për ngritjen e shkathtësive profesionale jo vetëm të studentëve tonë, por edhe të komunitetit në përgjithësi. Qendra e Trajnimeve për ECDL I ka dyert e hapura për të gjithë ata që duan të aftësohen në fushën e teknologjisë informative”, ka deklaruar me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes, z. Hashim Rexhepi, Dekan I Kolegjit “Pjetër Budi”.
Ndërkaq Sovran Berisha, përfaqësuesi I ECDL Kosova ka shpjeguar se me hapjen e kësaj qendre Kolegji “Pjetër Budi’ po bëhet pjesë e rrjetit të qendrave të ngjashme që ekzistojnë në mbi 130 shtete të botës.
“ Fillimisht do të startohet me aftësimin e të rinjëve në modulet TIK, Windows, Word , Excel , Access, Poëer Point dhe Outlook, por krahas këtyre moduleve bazike, Kolegjit do ti ofrojmë edhe modulet tjera të avancuara evropiane nga kjo fushë”, ka deklaruar Berisha.